Në Llaushë të Skenderajt është përkujtuar mësuesi Halit Geci, në 26  vjetorin e vrasjes së tij

Sot, në 26  vjetorin e vrasjes së mësuesit të lirisë, i cili u martirizua në vendin e tij të punës teksa po mësonte nxënësit, është përkujtuar mësuesi Halit Geci, i cili ra në mënyrën më heroike të mundshme në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së vendit. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, bashkë me drejtorët komunalë, familjarët, ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe bashkëqytetarë nga Llausha, kanë bërë nderime dhe kanë vendos kurora me lule te busti i mësuesit Halit Geci, në oborrin e shkollës në këtë fshat. Për nder të përvjetorit të tij dhe me rastin e ditës së themelimit të shkollës, është shfaqur edhe një program artistik nga nxënësit e saj, para një numri të madh të qytetarëve të pranishëm në këtë manifestim.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti ngushëllon familjen Tërnava: Dhimbja e tyre është dhimbja e gjithë shoqërisë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka shprehur ngushëllimet e tij për …