“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – ditën e shpalljes së Pavarësisë në Kantonin e Zug-ut!

“Shkolla Shqipe” feston 28 Nëntorin – ditën e shpalljes së Pavarësisë në Kantonin e Zug-ut!

Festa e 28 Nëntorit- Ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë apo siç  e quajmë ndryshe dita e flamurit është festuar në mënyra të ndryshme pothuajse në të gjitha pikat shkollore mbarë Zvicrës. Vlen të veçohet manifestimi shkollor i “Shkollës shqipe” në Lozanë dhe të shtunën e kaluar në Kanton Zug, nën përkujdesjen e mësueseve Lumnije Klinaku – Neziri, Minire Azemi, Liljana Bregaj dhe Asime Veliu – Ziba, të cilat me një përkushtim të veçantë festuan 28 Nëntorin duke përfshirë nxënësit e pikave shkollore Cham, Rotkreuz, Baar, Zug, Inwil etj. . Përveç nxënësve të cilët ishin mrekullia vetë manifestimin e nderoi edhe këngëtarja dhe atdhetarja Dije Shaqa Sefa e cila me disa këngë të zgjedhura për këtë ditë festive mrekulloi publikun. 

Nxënësit  e shkollave shqipe në Kanton e Zug-ut nën drejtimin e mësueses Liumnije Klinaku – Neziri

Dita e shtunë kishte  ngjyrat e flamurit për shumë familje shqiptare që jetojnë në kantonin e Zugut. Ato u mblodhën në Cham dhe krijuan pamjen më të bukur të shqiponjës në flamur. Kuq e zi, ishte fjala që dëgjohej më së shumti atë ditë dhe të vinte si një cicërimë zogu, nga ato gojë të vogla që me zemër e shpirt i kënduan 28 nëntorit, flamurit, atdheut, Shqipërisë. Ishin këta nxënësit e shkollës shqipe në Zvicër që ndjekin mësimet në komuna të ndryshme të kantonit të Zugut.

Salla ishte e mbushur plot. Prindër e gjyshër ndoqën me duartrokitje programin e përgatitur nga tri mësueset: Minire Azemi, Lumnije Klinaku Neziri dhe Liljana Bregaj.

Programi filloi me  himnin e flamurit dhe këngën: “Ty flamur të duam shumë ” kënduar nga të gjithë nxënësit. Pastaj nxënësit e shkollës shqipe Cham: Anina Malushi,Lorik e Olsa Dina, Blend Krasniqi , Arjola e Leart Dushi vazhduan me recitalin: “28 Nëntori” nga Lasgush Poradeci.

Poezi për flamurin e atdheun recituan: Hamëz e Erza Haxhija nga shkolla shqipe Baar, Mirela e Enrik Kodraj, Arion e Alina Ramadani nga shkolla shqipe Inwill, Dilara Kaba nga shkolla shqipe, Rotkreuz, Rian Veliu  nga shkolla shqipe në Cham dhe nxënëset me të reja të shkollës shqipe Ajna Bajrami dhe Aurela Guta nga klasa e qytetit Zug.

Kënga: “O janë mbledhë trimat”u këndua mrekullueshëm nga grupi i fëmijëve të Inwill-it.

Nuk mungoi as kënga arbëreshe kënduar shumë bukur nga nxënësja Eliza Zejneli. 

Grupi i nxënësve të klasës së parë: Amina, Jara, Rajana, Lena, Emma, Enea kënduan këngën “Shkolla shqipe”.

Programi i fëmijëve u mbyll me një valle nga nxënëset: Erina, Melodia, Dilara, Erza, Lea, Amina e Jara. Prindërit e sidomos gjyshërit ishin shumë krenar me fëmijët e tyre. Salla oshëtinte nga duartrokitjet dhe bashkë këndimi. Programin e nderoi dhe e pasuroi këngëtarja Dije Shaqa Sefaj, mbesa e rapsodit Derivsh Shaqa, me disa këngë të bukura, që ngjallën emocione të forta  tek të gjithë. 

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …