Kryetari i Komunës së Rahovec-it z. Latifi mirëpriti zëvendëskomandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Federico Bernacca

Sot, kryetari Latifi së bashku me zëvendëskomandantin e misionit të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Federico Bernacca, mbajtën një takim, ku  diskutuan për projektet që janë duke u zhvilluar në Komunën e Rahovecit, me theks të veçantë bashkëbiseduan për situatën e sigurisë në komunën tonë. E informoi për aktivitetet komunale, për investimet dhe për punët që po vazhdojnë të bëhen, po ashtu, e falënderoi për përkrahjen dhe për mundësinë e shtimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme. Komuna e Rahovecit është e hapur për komunikim dhe bashkëpunim për sigurinë dhe të mirën e përgjithshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …