Nuk është aspak për tu çuditur, madje një nga paradokset më të mëdhenj që bie ndesh dhe me filozofinë e zhvillimit të shoqërisë njerzore, është fakti se popujt janë krijues të historisë në përgjithsi dhe se nuk ka e s’duhet të ketë popuj reaksionarë popuj të tillë që të ngrejnë lumturinë e tyre mbi fatkeqsinë e popujve të tjerë.
Ajo ‘çka po ndodh me Palestinën, por dhe me rajonin për-rreth nga forcat agresore të sionistëve izraelitë po vendos si një përjashtim të rrallë filozofik, që do të thotë se në momente të caktuara si rezultat i nacionalizmit të ngushtë të frymëzuara këto nga ideologji e gabuar e reaksionare, ndodh që ka dhe popuj të cilët e humbasin vetëdijen e tyre duke e harruar nocionin se të gjithë popujt e globit me njeri tjetrin duhet të jenë vëllezër.
Kjo për më tepër, sepse populli izraelit apo ebrejtë sikurse njihet me termin e përgjithshëm, kanë qenë i vetmi popull që për herë të parë në historinë e njerzimit me ardhjen e nazizmit dhe Hitlerit në fuqi ( afërsisht këtu e një shekull më parë ) ju nënshtrua një ndjekje të paparë në histori, një holokausti të vërtetë me përmasa biblike, nga ku 6 miljonë çifutë ju nënshtruan kësaj tragjedia apokaliptike organizuar drejtuar dhe zbatuar nga Gjermania hitleriane dhe aleatët e saj, e cila nëse nuk do të ish mposhtur nga lufta nuk do të ish aspak çudi që ky popull të ndodhej në vijën përcaktuese apo më saktë në kufijtë e ekzistencës ose të mos ekzistencës së vet. Për fatin e tij të keq i endur nëpër Evropë dhe i infektuar në kampet e përqëndrimit me virusin “Hiterius Genocidium”ose më saktë duke mësuar nga “Sindroma e Stokholmit”( sindromë kjo, që nga vuajtjet e mëdha të cilat i heq mësohesh dhe ambjentohesh aq shume me to, sa që në të ardhmen nëse nuk e ke prezent e ndien shumë mungesën e ndëshkuesit tënd).
Pra në këto kushte, indiferenca e vet këtij populli, apo dhe mbështetja që ai i jep forcave ushtarake të sionistve të vet e vendos këtë popull në kushte të tilla, që historia ka për ta dënuar duke shënuar një nga veprimtaritë më të turpëshme të tij. Historikisht dihet që mbas luftës së dytë botërore” ebrejtë” më së fundi mbas 2000 vjetësh u rivendosën në tokat e Palestinës me vendim të Kombeve te Bashkuara( 1947) dhe që popujt arabë dhe vet Palestina e kundërshtuan këte vendim .Gjithësesi dhe ky shtet u bë një realitet donin apo nuk donin arabët. E keqja nuk qëndron te fakti i vendosjes së ebrejve në këto toka, por te fakti se shtetit të ri të Izraelit, prej vitit 1948 e deri më sot, ka qenë dhe ende është karakterizuar nga luftrat me fqinjët e vet, sikurse kane qenë Jordania, Egjipti, Siria Libia, Libani. Nga 27 % të territorit që ai zotëronte në fillesat e veta si shtet, ( maj 1948) sot ka afërsisht mbi 76% të territoritduke ju afruar te 90% -shi.Të gjitha këto territore sikurse janë Palestina, Rripi i Gazes, Cisjordania, lartësitë Golan etj nga ana e Izraelit janë rrëmbyer me forcë dhe duke ushtruar dhunë çfarosëse dhe ndjekje nga territoret e tyre, të popujve arabë, që banojnë në këto zona, ndjekje kjo e cila u përngjan përndjekjeve naziskine, që Hitleri u bëri çifuteve( ebrejve izraelitë) jo vetëm në Gjermani, por në të gjitha vendet që ata patën pushtuar, politikë kjo anti njerzore që synonte deri në çfarosjen e tyre, politikë kjo, aq e dhimbëshme sa që këtë dhimbje po ky popul l( ebre) për ironinë historike të dhimbjes së vet, tashmë kërkoi ta shkarkojë në popujt e vet fqinjë dhe në vend të kësaj dhimbje që pat përjetuar për të qenë mbase populli më liridashës e paqsor i rruzullit mori infeksionin e ultranacionalizmit hitlerian duke u bërë burim infeksioni deri në atë shkallë sa që dhimbja historike e tij u kthye ne histërizëm ultranacional .
E gjithë historia e krijimit të Izraelit si shtet, ka qënë histori e dhunës së dhe luftrave të një pas njëshme e të përgjakshme, të cilat nuk kanë të sosur dhe jo vetëm kaq, por dhe me një bilanc tejet tragjik. Palestina lufton për të mbrojtur territoret e veta, sepse vet dinamika dhe dialektike e ketyre 80 viteve te fundit tregon se Izraeli as ka hequr dhe nuk ka për të hequr dorë nga synimet e veta deri në shfarosjen dhe te palestinezit të fundit.(deklaratë kjo e Netanjahut) Kjo politikë e tij, ka hasur për fatin e keq jo vetëm në përçarjen që kanë disa popuj arabë të atij rajoni, por dhe për faktin se dhe OÇP ( Organizata për Çlirimin e Palestinës) apo dhe Hamasi e bazojnë luftën e tyre në aktet terroriste dhe jo në luftën e organizuar çlirimtare. Veprimi i HAMAS-it 2 vite më parë për rrembimin e pengjeve dhe terrorin mbi popullatën civile të Izraelit i dhanë shkas jo vetëm këtij të fundit por dhe fuqive të mëdha imperialiste të mbeshtesin veprimet po dhe aq terroriste dhe mos më tepër të Izraelit.
Deklarata psh e ish presideniti amerikan J. Biden kur ish në krye të “Shtepisë së Bardhë….”se populli i izraelit tashmë ka të drejtë të mbrohet ishte një afirmim nga ana tjetër i faktit se HAMAS- ka zgjedhur rrugën e gabuar prandaj sipas presidentit Amerikan jane të justifikushme veprimet ushtarake të Izraelit. Por presidenti amerikan dhe asnjë president i ketij vendi kurrë nuk kanë thenë që përse Izraeli ka shkelur vendimin e OKB duke zgjeruar territoret e veta me luftë grabitqare.! Asnjë president amerikan nuk e ka dënuar idenë e shtetit agresor…” se ne do luftojmë edhe nëse ngelet një palestinez i fundit”. Aktualish bilanci tragjik është në kufijtë e një ferri të vërtetë janë të vrarë deri tani rreth 60 mije dhe nga këta 19 mijë janë fëmije, 115-120 mije te plagosur dhe qindra mijera të tjerë të shpërngulur me forcë. Shifra ulëritse teksa fuqitë e mëdha imperialist,e ngrohin duart mbi zjarrin ku po digjen e përzhëliten këto viktima. Fuqitë e mëdha tashmë janë ndarë në dy grupime e jo se u dhimbset gjaku i popujve arabë, por ata kërkojnë të nxjerrin përfitimet e veta nga kjo luftë, përfitime këto, të cilat janë politike dhe ekonomike duke u dalë gjoja “në krah” këtyre palëve ndërluftuese, me qëllim që mbas cfilitjes dhe lëngimit në prag të zhdukjes së tyre, të rendin “ për t’i ndihmuar”.
Goditja që Izraeli i dha Iranit kohët e fundit apo dhe kundërpërgjigjia iraniane nxorri në pah se Evropa, Amerika me NATO-n në krye por dhe disa vende të tjera satelite të tyre, përkrahin Izraelin dhe pse nuk mungojnë të ashtuquajturat deklarata të “ç’tensionimit të situatës dhe vendosjes së paqes në rajon”. Nga ana tjetër Rusia, Kina India dhe disa vende të tjera të botës arabe mbajnë me të drejtë anën e popujve arabë, por jo se atyre u përvëlohet shpirti për ta, por dhe këta për kredo politike madje per të rritur prezencën e tyre dhe ndikimin politik dhe sidomos atë ekonomik. Industritë e luftës së këtyre fuqive si ato të bllokut perndimor dhe ato te aleances lindore, kanë nevojë jo vetëm për ndikimin në shtrirjen e tyre ekonomike, por dhe për shitjen e arsenalit të armëve, sepse industria e prodhimit të armatimit të luftës nuk mund të rrijë tej e përplotë me depot e mbushura. Që të shiten këto armë duhen sheshe luftimi dhe fitorja si e njerit vend apo dhe e tjetrit do të sillte përfitime marramëndse, përfitime këto që e kanë stampën jo te dollari me kokën e G. Washingtonit …por te gjaku i popujve. Situata aktuale po ve në provë dhe qëndrimin e popujve në përcaktimin e drejtë të agresorit dhe të viktimës, të atyre që duan paqen dhe te tjerve që duan luftën. Situata aktuale mund të përshkallzohet deri në kufitë e një lufte edhe më të madhe apo të një konflikti ndërkoninental. Në të tilla kushte, kjo situatë duhet të ndërgjegjsojë dhe popujt, sepse kjo fatkeqsi mund te bjerë një ditë dhe mbi kokat e tyre.
Është e habitshme deklarata e Presidentit tonë Begaj që i del në krah Izraelit, sikurse dhe e e disa liderve të Kosovës që dhe pse përjetuan genocidin serbo-madh…janë në krah të Izraelit. E habitshme ! Por nga ana tjetër dhe…aspak e habitshme, sepse si Shqiperia dhe Kosova mbajnë krahun e NATO-s. NATO – është organizëm lufte dhe askush të mos e mendojë se mbajmë anën e NATO-s , sepse ajo e çliroi Kosovën. Jo..! Kurrën e kurrës jo ! Kosovën e çliruan bijtë tanë, trimat dardanë me gjakun e tyre. Madje në fillesat e para kjo Evropë me NATO-n na këshillonin të mos bëheshim faktor destabilizimi në rajon. Po pse a nuk është e vertete se NATO- ndërhyri?! Po eshte shumë e vërtetë që ndërhyri, por nderhyri atëherë kur e pa se për bijte e shqipes nuk kish me rrugë mbrapa..por përpara dhe në kërkim të lirisë! Pikërisht kjo NATO kur e pa te vërtetën se rruga e çlirimit ish e afërt ndërhyri..për t’ju thënë shqiptarve : E shikoni ? Unë jua u solla lirinë sepse nuk e pashë gjëkundi në mëndjet dhe zemrat tuaja! Dhe disa qorra shqiptarë e matufër të kënaqur nga postet që morën nga gjaku i vellezërve të tyre deklarojnë se ne Lirinë na e dha NATO! Prandaj dhe Shqipëria shiti armë tanke avionë anije, shkurt… shiti gjithë ushtrinë, madje dhe popullin e vet duke thënë se lirinë tani ka kush na e fal dhe pa luftuar aspak. Mjeranë !Jo lirinë e fituam dhe po të jetë përsëri nevoja do e fitojmë vet !