gjithmonë do të jetë një: “Nuk ti kam thënë të gjitha”. Ç’dokush nga ne në jetë ka një sekret, një rezervë një përmbajtje dhe ndaj jeta bëhet interesante, se, mes nesh ekziston misteri i sekretit. Por ka edhe ca gjëra që duhet të përjashtohen nga: “Nuk ti kam thënë të gjitha”!
Sa dashuri kanë humbur nga ky togfjalësh?! Sa dashuri janë tretur pa u finalizuar nga ky togfjalësh? Sa vajza kanë rënë pre e togfjalëshit:Nuk ti kam thënë të gjitha?!”. Të gjithë brenda nesh kemi një “Nuk ti kam thënë të gjitha”. Dhe brenda vetes meditojmë, pse i mbajmë disa fjalë brenda vetes, duke humbur një dashuri: “E di, nuk
ti kam thënë të gjitha gjërat, sepse nuk më dhe mundësi e
dashur! Nuk munda të ti thosha sepse… Dhe, ja, sot jam
këtu para këtyre vargjeve, jo për të të lutur të kthehemi siç
ishim, por për të ti thënë disa fjalë që kurrë nuk ti thashë.
Por, sa vlerë kanë tani që ti ke ikur, je martuar?! Kam kuptuar që historia jonë e bukur nuk do përfundonte në tragjedi, nëse unë do kisha kurajën të ti thosha këto fjalë zemre që sot po i shkruaj në letër…E kam kuptuar që, dhe gjëja më e vogël e jotja më përkiste mua dhe vetëm mua, por unë nuk dija si të shprehesha dhe i mbajta brenda vetes këto fjalë magjike që po shkruaj sot”…Pra, këto thotë Fani në këtë libër, të pathënat që i kemi sekrete breda vetes dhe që na kanë kushtuar në jetë….Në këtë libër me rreth 120 poezi, Fani i këndon dashurisë, fshatit, miqësisë, punës, fëmijëve, nënës,
babait, kohës, hipokrizisë, mallit, vuatjeve, gruas, sakrificave, paqes, mashtrimit, vjeshtës dhe dimrit, verës dhe pranverës por i vargëzon më përkushtim fjalës të të qenit njeri. Tashmë, Fani Duro ka një pjekuri në poezi, jo pse ka mbi tre libra të botuar, por ai është i kujdesshëm në vargëzim, gjurmon fabulën dhe nuk e stis atë, gjen
tematikën e veçantë dhe vargun e hedh pa stimul apo të vrapëzuar, por e skalit me koshiencë dhe përgjegjësi, duke veçuar detaje jetësore që kërkojnë një harmonizim koherent. Po sjell një poezi që më ma mrekulluar:
Bija ime
Dhe u shfaq si një ëngjëll para meje,
Tek një lule përjetuar mrekullisht,
E bukur, e magjishme, mbushur përkëdhelje,
Erdhi, mbeti brënda meje shpirtërisht.
Ma solli Zoti që ta kem si sytë e mi,
Të panumërt lotët e lumturisë qe më ranë,
Bija ime, e gjithë bota ime je ti!
një babai dhe vajzës së tij. Autori e krahason të bijën me një lule, simbol i bukurisë, mirësisë, dashurisë njerëzore, dhembshurisë, begatisë. Ajo është një buzëqeshje që e bën dhe poetin të buzëqeshi. Zemra e saj është e pastër dhe e sinqertë. Tek libri në fjalë janë përfshirë poezi tematikash të ndryshme. Mirëpo, sipas një vlerësimi të përgjithshëm, një nga tematikat më të preferuara të poetit, është DASHURIA, jo vetëm si temë universale, por, si një frymë që jeton
përjetësisht në trupin dhe shpirtin e çdo njeriu.
Fragment
Nuk e di pse kam lajthitur,
Ndoshta për të, ti je shkak.
Ahh…dashuri moj ndjenjë e përligjur,
Më hyn në shpirt, më del në gjak!
Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Thjesht, dashuria është forca që vë në lëvizje gjithçka, është motivimi i të drejtës sublime për të jetuar, është ajo që na sundon, është skllavëria jonë vullnetmirë. Është ajo që ndjejmë, është metafizika e gjërave dhe gjendjeve. Ja si shprehet Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet,
ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…! Por edhe kjo poezi:
Veza e Paqes
Ajo është një vezë, vetëm një vezë,
E lashtë, më e lashtë se të gjithë shekujt bashkë.
E lëshuan! Mes nesh e lanë,
Në të gjitha epokat e njëjtë,
Mes nesh qëndron, s’ka ndryshuar vend.
Dhe pret stinën e saj, atë stinë të madhe,
Stinën që të çelë.
Stinën ideale!
– Paqe, paqe! Kjo është thirrja e gjithë njerëzimit. Askujt nuk i besohej se pas Luftës së Dytë Botërore në shekullin e XXI, do të kishte luftëra lokale në gjithë botën. Vriten fëmijë, të rinj, të pafajshëm. Sot bota prodhon armë moderrne dhe përse? Për të shfarosur njerëz!
Ndaj fjala Paqe në këtë libër tingëllon kaq madhështore, kaq me drithërimë zemre. Lufta është koha kur prindërit varrosin fëmijët dhe Paqja është koha normale kur fëmijët varrosin prindërit. Dhe kujtojmë
Aristotelin: Nuk mjafton të fitohet lufta; është më me
rëndësi të organizohet paqja. Lufta është vetëm ikje
qyqare nga problemet e paqes…Sipas Prof. Agim Vinca: “Gjuha e poezisë dallohet jo vetëm nga të folurit e përditshëm, por edhe nga gjuha e prozës dhe e dramës; ajo është më e kondensuar dhe
më ekspresive. Muzikaliteti dhe imazhi janë dy elemente
thelbësore të poezisë lirike. Në poezi fjala ka funksion konotativ, që do të thotë se ajo merr kuptime të ndryshme varësisht nga konteksti në të cilin përdoret”. Edhe Fani Duro i përmbahet këtyre elementëve të domosdoshëm në krijimtari, që janë baza e suksesit. Me këtë libër ai ka hedhur një hap të sigurt për të qenë një poet premtues, dhe kërkues ndaj vetes.