Mislim Berisha: Një takim i pa planifikuar me t’birin e Bedri Sokolit, në Augsburg të Gjermanisë

Në vitin 1989 isha arësimtar i matematikës në Shkollën fillore “Dardani” dhe me datën 1  Nëntor isha kujdestar nate (ashtu na patën caktuar që arësimtarët me radhë të kujdestarojmë shkollat). Meqë isha pjesmarrës i shumë demonstratave të studentëve në Prishtinë gjithnjë kisha kujdes se me kë flas dhe çka flas.

Dhembje shpirti e 1.Nëntorit të vitit 1989

Në natën e 1.Nëntorit pati demonstrata të ashpra në Prishtinë. Studentë, nxënës, rini, prindër, atdhedashës demonstronin me guximin e tyre të pashoq, atë natë demonstruan duke filluar nga qendra e qytetit e duke u bartur me brohoritje të pandërprera në drejtim të Kodra e Trimave. Ngado silleshe, dëgjoheshin brohorimat sikur t’i kishe pranë vetes. Dëgjoheshin edhe lloj-lloj lajmesh, u rrahën demonstruesit, u burgosën, besa edhe u vranë. Ishte hera e parë që isha roje në shkollën Fillore Dardania në Prishtinë dhe meqë isha i ri, thënë të drejtën pata frigë se mos dikush nga sigurimi i shtetit më provokon me ndonjë kontroll të papritur, ose me ndonjë parullë në mure të shkollës. Por nuk mund të isha roje i çdo cepi të mureve, prandaj edhe mund të shkruhej diçka dhe unë mos të jem në dijeni fare se çfarë ka ndodhur. Me këto mendime në kokë edhe e qetësoja vetëveten. Çkado që vjen, mirësevjen, nëse diçka ndodhë unë fakteve nuk mundem me i ikë kështuqë më duhet vetëm të jem i qetë, thoja me vete.

Me dritë ndezur në dhomën kujdestare, aty ku unë duhej të qëndroja në atë kohë, në qetësinë më të madhe isha sy e veshë dhe rrija në një kand të dhomë së kujdestarisë, aty ku mendoja se nuk shihem nga jashtë. Aty ku mnedoja se nuk më kapë ndonjë „plumb qorr“ siç i quanim ne të shtënat e „rastit“ të policisë në drejtim të demonstruesve. E përcjellja me vëmendje të madhe situatën përjashta. Nga largë shihja se si lëvizin njerëzit, dikush më shpejtë e dikush më ngadalë. Dikush vraponte, ndërsa pati edhe të tillë që ecnin ngadalë, sikur ishin mësuar me demonstrata e me rrahje, burgosje etj. prandaj edhe ecnin ngadalë.  Papritmas në dritare më trokiti dikush. U ofrova ngadale dhe shikoja jashtë me kujdes, pranë dritares i pashë dy policë. Më kërkuan të hyjnë brenda dhe unë natyrisht që edhe iu hapa derën. Kur hynë brenda me të vërtetë pata frigë. Nuk e dija a kishte ndodhur diçka përjashta në muralet es shkollës, apo ishte vetëm një kontroll rutine. Unë edhe pse isha arësimtarë, për nga mosha isha i ri, sapo kisha filluar vitin e tretë të përvojës sime si arësimtar matematike, isha vetëm 24 vjeqar dhe rininë në atë kohë organet e shtetit, pa marrë parasysh profesionin, nuk e trajtonin mirë. Mirëpo si duket policët e vërejtën këtë dhe më kërkuan të qetësohesha sepse ata ishin vetëm policë të zonës dhe ndër tjera e kontrollonin edhe kujdestarinë në këtë shkollë. Polici më i ri nga ta më tha: rri shlirë se edhe ne të dy jemi shqiptarë dhe jemi në të njëjtën situatë sikurse që je ti. Nuk e dija se si ta kuptoja këtë të thënë të tij, mirëpo më në fund u qetësova dhe me vete thash, çkado që të ketë ndoshur, unë nuk mund ta zhbëj.

Biseda shumë shpejtë shkoi aty ku të dhemb më së shumti. Filluam të diskutojmë e analizojmë situatën në përgjithësi në Kosovë dhe erdhi momenti që policët të tregonin se çfarë kishin dëgjuar në radiolidhjet e tyre nga kolegët të cilët ishin të angazhuar në shpërndarjen e demonstruesve.  Polici që ishte më i ri, sikur ishte lodhur me skena e prapaskena nga disa kolegë të vetë dhe mori guximin të flasë më hapur. AI tregoi që një polic shqiptar ( Hoti) e ka vrarë një demonstrant shqiptarë, Bedri Sokolin. Me ju thënë të vërtetën unë në këtë moment e vërejta që të dy policët u ndien keq nga kjo ngjarje dhe treguan plogështi shpirtërore. Pra ishin prekur thellë në shpirtë të dy policët. Gjithnjë e ceknin se të gjithë policët shqiptarë do të dyshohen nga popullata dhe me bazë në bazë të sjelljes së kolegut të tyre do të vlerësohen si të këqinj. Pastaj, polici nga Ferizaj, i cili ishte më i ri, por me i përgatitur profesionalisht (krahas punës kishte studiuar juridikun) tha se në bazë të informatave që ka marrë nga kolegët e Podujevës, Bedriu e ka një fëmijë të vogel. Si do të rritet ky fëmijë pa babë, aq më keq, kur ta kupton që babain i aka vrarë një shqiptarë në një demonstratë për të drejtat shqiptare, pra për të drejtat edhe po të kolegut tonë. Unë u shtanga dhe ndjeva dhimbje, më shkoi mendja te shumë demonstrantë tjerë por edhe te ushtarët të cilët në atë kohë ktheheshin në arkivol.

Prap dhembje, Nëntor 2024

Para ca vitesh unë bashkë me familjen u shpërngulëm nga Mynihu në Augsburg. Pas disa muajsh, pasi u vendosëm në shtëpinë tonë dhe u rehatuam pak, fillova të interesohem se ku ka organizim shqiptarë në Augsburg. Fillova të shkoj shpesh për të takuar bashkatdhetarë në Klubin Futbollistik Alba. Aty takova edhe familjen Sokoli, vëllezërit Arsimin e Nexhmiun. Pas një bisede njohëse, iu tregova për ngjarjen e 1.Nëntorit të vitit 1989. Ata vetëm më dëgjuan dhe nuk flisnin. Për një moment thash me vete, pse po iu tregoj këtyre, Sokol ka gjithandej në Podujevë. Mirëpo pas pak e vërejta se dëgjueshmëria e tyre në heshtje, kishte qenë përpunim ne veten e tyre, duke e dëgjuar një ndodhi të asaj kohe në origjinalitet nga një person i panjohur. Më folën shumë për kurshëririn e tyre, Bedriun. Më treguan që po ai fëmijë jetim i asaj kohe i Bedriut, pra Granit Sokolin, tash jeton në Memmingen (rreth 100 km nga Augsburgu). Më treguan që Graniti është një djalë punëtor, i urtë, i sjellshëm, por edhe aktivist i palodhshëm. Pothuajse në çdo aktivitet e ke aty. Ata e lavdëronin Granitin si punëtor ndërsa mua m’u rrënqeth trupi dhe thash me vete, për Granitin, të cilit babai iu vra për Kosovën e lirë, sot nuk ka vend po në atë Kosovë. Kjo nga unë vlerësohet si tragjedia e dytë. Njëra është kur iu ka vra babai për Lirinë e asaj toke, tjetra tragjedi është që djali i tij që babai iu vra qëkurë ishte foshnje, u rrit pa të dhe ja që Liria por ai tani nuk e shijon. Natyrisht në rrethana tjera, por Lirinë e Kosovës nuk e shijon si të tillë. Edhe më keq është kur e dimë që Graniti e ka lëshuar Kosovën pas luftës, pas shpalljes së Pavarësisë. pra a sështë kjo një tragjedi e vërtetë. Unë veq se ndjej dhembje të thellë për Kosovën. këtë dhembje shpirtërore dëshiroj ta ndaj me të gjithë bashkatdhetarët të cilët nuk lodhen së punuari për Atdheun kudo që jetojnë e veprojnë. Uroj që të takohemi në Atdheun me Lirinë e dëshiruar.

 

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

AKI: VLEN-i është kapur tërësisht nga të tjerët, shqiptarët më 2 nëntor do t’i thonë JO vasalëve

Koalicioni VLEN vazhdon të bëjë atë që di më së miri – mashtrimin. Duke u …