NË SHKOLLËN 100 VJEÇARE TË GJORICËS DHE PREJ 35 VITESH SI SHKOLLË 9-VJEÇARE “AHMET CAMI” VAZHDON TRADITA E PASUR E ARSIMIMIT DHE EDUKIMIT TË BREZIT TË RI!
Tradita ka të bëjë me vazhdimin e identitetit kombëtarë arsimorë e kulturorë të këtij institucioni kryesorë e të rëndësishëm në dy fshatrat e Gjoricës dhe në krahinën e Grykës së Vogël.
Mora pjesë si e ftuar në festimin e 100 vjetorit të çeljes së Shkollës së Parë në Gjoricë, në të cilën janë arsimuar dhe edukuar mijra djem e vajza, që janë arsimuar më tej dhe kanë shërbyer me devocion e përkushtim për zhvillimin e përparimin e mëmëdheut ndër vite!
Në festë foli drejtoresha e Shkollës, znj. Eliona Alimani për historikun e krijimit të shkollës fillore me 2 shtator të vitit 1925-së si rezultat i përpjekjeve të mëdha të patriotëve të fshatit Gjoricë e të krahinës së Grykës së Vogël e të qytetit të Dibrës së Madhe.
Drejtoresha foli edhe për vazhdimësinë e kësa shkolle, për përvojën e pasur të krijuar nga mësuesit e drejtuesit e saj për arsimimin e edukimin e shumë brezave të rinj ndër vite dhe si misionarë të dijes e kanë shdërruar këtë institucion arsimor në një vatër dije e kulture, që rrezaton këtu në fshat e në gjithë krahinën e Grykës së Vogël dije e kulturë të gjithanëshme.
Përshëndeti kryetarja e Bashkisë të rrethit të Bulqizës, znj, Festime Mjeshtri!
Përshëndeti drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar në Durrës, z. Hazbi Lika.
Përshëndeti Drejtori i Zyrës Arsimore të rrethit të Bulqizës, z.Fatos Muha.
Përshëndeta dhe fola edhe unë për këto:
Përshëndes gjithë pjesëmarrësit!
Përshëndes kryetaren e Bashkisë, znj. Lulëzime Mjeshtri, që tregon kujdes për Fshatin e Shkollën e Gjoricës!
Përshëndes drejtoreshën e Shkollës, znj. Eliona Alimanin, që përshkroi shumë bukur historinë e pengesat dhe vështirësitë, që kanë kapërcyer patriotët dibranë për hapjen e Shkollës që në vitin 1925-së, si dhe vlerësoi kontribuesit e shkollës ndër vite!
Para çlirimit dhe gjatë LANÇ-re në shkollën fillore kanë punuar mësuesit: dëshmori i LANÇ-re e “Mësuesi i Merituar” që i vetmi që nuk pranoi të ishte anëtarë i partisë fashiste, Fasli Fet Cami dëshmorë i atdheut por jepte mësim, duke mbatur pushkën të varur tek dera e klasës. Ka punuar edhe Haxhi Ademi si mësues e kryemësues.
Shkolla 7-vjeçare pas Çlirimit të vendit ka filluar me 5 tetor të viti 1945-së, kur ka filluar gjithë Sistemi Arsimorë në të gjithë Shqipërinë, sipas Programit për Sistemin Arsimorë të firmosur nga kryeministri i atyre viteve, Enver Hoxha.
Në Shkollën 7-vjeçare të Gjoricës ka qenë mësues Hamit Manjani, që kishte mbaruar Normalen e Elbasanit dhe kishte marrë pjesë në LANÇ në Çetën e Malit të Gollobordës me komandant Ahmet Camin të krijuar që në janar të vitit 1940. Ai u ka dhënë mësim nxënësve të gjitha lëndët dhe në të gjitha klasët.
Vajzat e para që vinin nga Golovishti për ditë për të vazhduar Shkollën 7-vjeçare në Shkollën e Gjoricës në vitin 1948-të kanë qenë dy motrat e mija, Drita e Femija dhe vajza e mixhës tim, Meribani, që thyen mentalitetet e prapambetura ndaj grave e vajzave. Pas tyre vazhduan edhe vajza të tjera nga Gjorica e Çereneci.
Femije Cami pas mbarimit të kësaj Shkolle, dha mësim në Kursin Kundër Analfabetizmit me gratë e fshatit Viçisht dhe pastaj punoi si mësuese në Shkollën Fillore të Viçishtit, në Peshkopi, në Burrel e në Tiranë. Ajo është e njihet si mësuesja e parë femër në këtë krahinë.
Vizitën e parë si ministre të Arsimit dhe Kulturës me vëllain tim Moisin, që ishte drejtor i Shkollës së Mesme të Bashkuar: bujqësore, ekonomike, pedagogjike, mjekësore për të gjithë zonat Veri-Lindore, e kam bërë këtu në Shkollën 7-vjeçare të Gjoricës, se paraardhësit e mij kanë jetuar në Gjoricë dhe e quaj veten, se jam nga Gjorica.
(Fshati Gjoricë, sipas hartave të vjetra, z. Besnik Kebej, e ka nxjerë, se ka qenë kryeqytet i Shtetit të Parë të Arbërit dhe quhej Albanopolis. Fshati Gjoricë si pozicion gjeografik, është qendra e gjithë trevave Shqiptare. Edhe në një varg të këngës kundër Hajredin pashës, shënohet:
“Oj Gjuricë, gjysëm kasaba!”)
-Moisi i pyteti nxënësit: A i dini, se cilët fshatra janë përtej Drinit?
-Nxënësit iu përgjigjën njëzëri: Jugosllavia.
-Jo, u tha Moisi. Atje janë fshatra të Shqipërisë përtej kufirit dhe ua tregoi një për një emërtimet e fshatrave si, Bomova, Spasi, Sollokiçi, Reshani nga është edhe presidenti i Shqipërisë dhe atje lartë është qyteti shqiptar i Dibrës së Madhe, që banojnë shqiptarë. Fuqitë e Mëdha europiane ua dhanë padrejtësisht 60-70-të përqind të trevave shqiptare mbretërive të Serbisë, Bullgarisë dhe Greqisë.
Moisi m’u kthye mua: E shikon që në gjithë Sistemin Arsimorë në Shqipëri nuk jepen njohuri në lëndët e gjeografisë dhe të historisë për Shqipërinë përtej kufirit.
Atëhere në Ministri të Arsimit dhe Kulturës ngritëm një grup pune dhe bëmë një studim, për dhënien e njohurive në lëndët e gjeografisë e të historisë në të gjitha ciklet e shkollës, ku jepeshin këto lëndë. Ministria e Jashtme e Shqipërisë ishte kundër dhe na u përgjigjën: “Është ndërhyrje në punët e brendëshme të Shteteve, ku janë trevat shqiptare!”
Studimin ia paraqitëm Byros Politike të KQ të PPSH-ës për miratim. Materiali i studimit ndodhet në AQSH në Fondin e KQ të PPSH-ës dhe në Fondin e Ministrisë të Arsimit dhe Kulturës. Meqë isha e bindur, se do ta miratonin, i futa në planet e programet dhe hartuam tekstet e leksionet dhe filluan të marrin njohuri nxënësit e studentët për Shqipërinë përtej kufirit.
Në vitin 1978 me rastin e Kremtimit të 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që në Konferencën Shkencore që zhvilloi punimet në Tiranë dhe në rrethe nga Akademia e SHkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, si dhe institucionet e Larta të Shqipërisë e Kosovës si, Universiteti e Institutet e Larta në Tiranë e rrethe dhe Universiteti i Prishtinës e Institutet e tjera të Larta në Kosovë, si dhe me pjesëmarrjen e studiusve të tjerë edhe nga Shqipëria përtej kufirit, arbëreshë të Italisë e të Kroacisë, si dhe studiusë të huaj nga Europa e Azia. Në atë Konferencë Shkencore për herë të parë në referate e kumtesa u fol hapur për Programin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të mbajtur me 10 qershor të vitit 1878, që Ministria e Arsimit dhe Kulturës i pasqyroi në tekstet shkollore.
Nga viti 1968 deri sa shpërthyen demonstratat të studentëve të Universitetit të Prishtinës e të nxënësve të shkollave të mesme e
8-vjeçare dhe popullsisë shqiptare në Kosovë në mars-prill 1981 me parrullat: “Kosova Republikë”, “Republikë-Kushtetutë-Ja me hatër ja me luftë!”, gjithë Sistemi Arsimorë në Kosovë mësonin me tekstet e shkollave të Shqipërisë që, pasi u hiqnin politizimet, i ribotonin dhe i përdornin në të gjithë Sistemin Arsimorë në Shqipërinë përtej kufirit. 80 përqind të programit në Universitetin e Prishtinës dhe të Instituteve të Larta në Kosovë i zhvillonin pedagogët e Shqipërisë.
Në ato vite arsimi e kultura shqiptare kishin karakter kombëtarë.
Ndihem mirë, se kur isha ministre e Arsimit e Kulturës dhe Sporteve i bashkova Arsimin, Kulturën, Sportet e Shkencat Albanalogjike me Institucionet e Shqipërisë përtej kufirit.
Përshëndes dhe ju uroj suksese gjithë mësuesve e drejtuesve, që punojnë në këtë Shkollë apo kanë punuar me dashuri e pasion dhe kanë krijuar një traditë të pasur 100 vjeçare për edukimin e arsimimin e brezit të ri!
Sami Frashëri, një nga Rilindësit tanë të mëdhenj dhe një nga 10-të filozofët e shquar shqiptarë ka thënë: “Në do pasuri, mbill misër e grurë, në do harmoni, mbill pemë e lule, në do të ardhmen e kombit mbill Dituri. Dituria e bën njeriun të lirë dhe të pavarur. Arsimi nëpërmjet dijeve që jep e bashkon kombin shqiptarë.”
Prandaj mësuesit kanë patur e vazhdojnë të kenë një mision të madh që diturit t’i shërbejnë bashkimit kombëtarë.
Në shtesë të kësaj përshëndetje, dua të sqaroj për hapjen e shkollave shqipe.
Në radhë të parë, mësimin e gjuhës shqipe fëmijve për ta folur ua mësonin nënat e baballarët e pjestarët e tjerë të familjes, sepse nga pushtuesit e huaj serbë e bullgarë dhe osmanllijtë ishte e ndaluar hapja e shkollave dhe për të folurit shqip në zyra e në publik. Pushtuesit kishin hapur shkollat e tyre, që i mësonin fëmijët shqiptarë në gjuhën e tyre. Patriarkana greke e kishte mallkuar gjuhën shqipe.
Kryeveziri i Sulltanatit të Stambollit i thotë Sulltanit: “Shqiptarët janë shumë të rrezikshëm. Prandaj ky popull duhet mbajtur në errësirë! Po u zgjuan shqiptarët, nuk do të ketë as Turqi dhe as Europë”. Prandaj Sulltani nuk lejonte hapjen e shkollave në gjuhën shqipe në trevat shqiptare të perandorisë osmanllie. Por fëmijët shqiptarë mësonin fshehurazi në Monumentet e Kultit si kisha e xhamija dhe nëpër familje ku mësonin shkrim e këndim dhe merrnin njohuri për historinë dhe shkencat.
Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe në Korçë në vitin 1887 quhet e tillë, se u bë me iradenë e Sulltanit, që arritën t’ia marrin vëllezërit: Naim e Sami Frashëri. Ata kanë hartuar tekste të Abetares, si dhe disa autorë të tjerë, siç i përmendi drejtoresha e shkollës.
Mësonjëtorja e Parë Shqipe unifikoi planet e programet me shkollat Europiane. Këtë sqarim e kam bërë edhe pas vitit 2000, kur kam vizituar Muzeun e Arsimit në Korçë.
Për çeljen e Mësonjëtores së Parë Shqipe, Kinostudia “Shqioëria e Re” ka prodhua një film artistik me tirazh të gjatë e me ngjyra dhe me titull “Mësonjëtorja”.
-Skenariste:- Poetja e shkrimtarja e shquar, znj.Natasha Lako
-Regjizor:- regjizori i shquar Muharrem Fejzo
-Operator:- operatori i shquar z.Ilia Tërpini
-Drejtor i filmit:- z. Llazar Talo
Muzika:-Kompozitori i shquar Limoz Dizdari
-Skenografia:- Piktori i shquar Shyqyri Sako
Kanë punuar me shumë kujdes gjithë grupi i prapavijës të këtij filmi, si për grimin e kostumet, të ambjenteve dhe rekuizitës etj.
Në këtë film artistik interpretojnë me shumë realizëm aktorët e shquar shqiprarë:
-Roza Anagnosti:- Mësuesja Dafina
-Guliem Radoja:- Stefan Bardhi: xhaxhai i Dafinës
-Robert Ndrenika:-Kosta
-Ardian Cerga:- Kajo
-Petrika Ruza:- Prifti
-Thini Fulipi:- Xha Vani
-Marko Bitraku:- komandant i xhandarve
-Renato Rapi:- Andoni
-Selma Sotillari:- Afërdita
-Valentina Caci
-Teodor Rupi
-Dhimitër Trajçe
-Ema Shteto
-Fabiola Karapici
Mesazhi i këtij filmi është: Hapja e Mësonjëtores së Parë Shqipe dhe të shkollave të tjera për mësimin e gjuhës shqipe është bërë me pushkë e me penë nga patriotët shqiptarë në Shqipëri e në Shqipërinë përtej kufirit, si dhe jashtë trevave shqiptare.
U përkulem me nderim e respekt gjithë krijesve e aktorëve të këtij filmi historik!
Tefta Cami
Gjoricë, e premte, 21 nëntor, 2025
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
