Gjatë muajve të fundit, qindra ushtarë të Forca e Sigurisë së Kosovës kanë paditur shtetin për mos kompensimin e shtesave të punës, përfshirë rrezikshmërinë, kujdestarinë, punën gjatë natës, jashtë orarit, vikendeve dhe festave. Pavarësisht këtyre padive, Ministria e Mbrojtjes e Kosovës nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për ekzekutimin e këtyre pagesave që, sipas paditësve, u takojnë me ligj. Lidhur me këtë çështje, Sekretari i Ministrisë i ka dërguar kërkesë ministrit Ejup Maqedonci, duke paralajmëruar se numri i padive mund të rritet edhe më tej. Në dokumentin e siguruar nga Klan Kosova, si opsione janë përmendur ndryshimi i legjislacionit aktual ose reduktimi i trajnimeve për pjesëtarët e FSK-së. Mos kompensimi i këtyre shtesave po konsiderohet i pajustifikueshëm nga përfaqësues të sektorit publik, të cilët kërkojnë reagim institucional. Sipas të dhënave, pjesëtarët e FSK-së janë kompensuar për kujdestari vetëm për periudhën janar–maj 2024 dhe muajin janar 2025, ndërsa borxhi i akumuluar i qeverisë ka arritur në rreth 6.23 milionë euro për 29 muaj. / klankosova/
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
