Me shqetësim kemi konstatuar dëmtimin e qëllimshëm të 41 dritave të ndriçimit të vendosura përgjatë lumit, në qendër të qytetit, të cilat vetëm pak muaj më parë janë vënë në funksion në shërbim të qytetarëve tanë.
Është e papranueshme që investimet e bëra me paranë publike dhe për të mirën e të gjithëve, të dëmtohen nga individë të papërgjegjshëm. Për këtë rast kemi njoftuar organet kompetente dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë, ndërsa përgjegjësit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë.
Së bashku e kemi ndërtuar Malishevën urbane dhe së bashku duhet ta mbrojmë atë nga individët e papërgjegjshëm. Prandaj, kërkoj nga qytetarët tanë që ta rrisim edhe më shumë bashkëpunimin për identifikimin e keqbërësve dhe mbrojtjen e pronës sonë të përbashkët.
Akte të tilla nuk kanë qenë dhe nuk janë në kulturën e qytetarëve të Malishevës. Prona publike është pronë e të gjithëve dhe të gjithë kemi përgjegjësi ta ruajmë atë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
