Miratohet buxheti i komunës së Malishevës

Kryetari i komunës së Malishevës, z. Ekrem Kastrati ka njoftuar se me shumicë votash është miratuar propozimi i tij për buxhetin e Komunës së Malishevës për vitet 2027–2029, me fokus të veçantë në vitin 2027, në vlerë prej 23,161,855 €.

“Lajm i mirë për qytetarët tanë!  Sot, me shumicë votash, u miratua propozimi im për buxhetin e Komunës së Malishevës për vitet 2027–2029, me fokus të veçantë në vitin 2027, në vlerë prej 23,161,855 €.

Ky buxhet sjell investime në Malishevën Urbane, rrugë lokale, kanalizime, ndriçim publik, investime në shkolla, në shëndetësi, bujqësi, si dhe projekte të tjera në çdo lagje e çdo fshat, pa dallim.

Miratimi me shumicë votash dëshmon unitetin politik e institucional për interesin dhe zhvillimin e komunës së Malishevës.

Faleminderit për besimin dhe përkrahjen! Na priftë e mbara!, ka shkruar në facebook, pas miratimit t♪7 buxhetit, kryetari i komunës, z. Ekrem Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

U MBAJT MBLEDHJA ME DREJTORË TË DREJTORIVE

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi sot, mbajti takimin e rregullt me drejtorët …