Ndahet nga jeta Ejup Zeka, luftëtar i lirisë në frontin e Koshares

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se është ndarë nga jeta, Ejup Zeka.

“Luftëtari i lirisë Ejup Zeka, nga fshati Pataçan i Poshtëm, e humbi luftën me sëmundjen e rëndë, por e fitoi respektin e mirënjohen tonë të përjetshme. Ai nuk është më fizkisht mes nesh, mirëpo frytet e luftës dhe të angazhmit të tij atdhetar i shijojmë sot dhe do t’i shijojnë brezat e ardhshëm.

Ejupi ishte luftëtar i lirisë në frontin e Koshares, duke e kryer me nder obligimin ndaj atdheut. Vdekja e tij e hershme vështirë të përballohet, por familjarët, miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij do ta mbajnë në mend si një nga luftëtarët që e kreu detyrën me nder e përkushtim dhe vepra e tij do të kujtohet e nderohet brez pas brezi.

Lavdi e nderim jetës dhe veprimtarisë atdhetare të Ejup Zekës, ka shkruar në facebook, kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

NJOFTIM – Bllokohet përkohësisht rruga Drenoc – Bubavec

Komuna e Malishevës njofton të gjithë qytetarët se, për shkak të punimeve në asfaltim, gjatë …