Në Skenderaj ka filluar fushata kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore

Në Skenderaj ka filluar fushata kundër dhunës në familje dhe dhunës me bazë gjinore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare, promovimit të barazisë dhe fuqizimit të angazhimit të përbashkët për parandalimin dhe luftimin e çdo forme të dhunës.
Dhuna nuk ka arsyetim dhe nuk duhet të tolerohet. Parandalimi i saj kërkon përgjegjësi, solidaritet dhe bashkëpunim nga të gjithë ne, institucionet dhe shoqëria në tërësi.
Përmes kësaj fushate, përcjellim mesazhin se çdo person ka të drejtë të jetojë i lirë, i sigurt dhe me dinjitet.
Së bashku kundër dhunës, për një shoqëri të sigurt, të barabartë dhe pa dhunë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt avancon përgatitjet për ndërtimin e Xhamisë së Re

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës, të …