Kryetari Bashota falënderon gjithë qytetarët për kulturën e lartë demokratike në zgjedhjet e 11 qershorit

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, falënderon gjithë qytetarët e Komunës për daljen e dinjitetshme në zgjedhjet nacionale të 11 qershorit. Ai gjithashtu falënderon qytetarët për sjellje të kulturuar gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve.

“Qytetarët e Klinës treguan kulturë të lartë demokratike. Gjatë fushatës elektorale dhe në ditën e zgjedhjeve nuk është shënuar asnjë ekses dhe për këtë ju jam mirënjohës qytetarëve të Klinës. I gjithë procesi i votimit dhe numërimit të votave ka kaluar pa probleme dhe nuk ka pasur asnjë manipulim”, thotë Bashota, sipas të cilit Klina edhe njëherë e dha provimin për zgjedhje fer dhe korrekte.

Kontrolloni gjithashtu

“Zjarri i Lirisë” ndizet edhe në Zonën Operative të Nerodimes: “Liri për çlirimtarët, nderim për UÇK-në”

Edhe Zona Operative e Nerodimes i është bashkuar aktivitetit “Zjarri i Lirisë”, në mbështetje të …