A duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit në Kosovë?

Teksa vendi përgatitet për mundësinë e zgjedhjeve të reja në pranverë, në Kosovë është rihapur një debat i vjetër – a duhet të ndryshojë mënyra e zgjedhjes së presidentit? Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmendi se votimet e 2026-tës mund të jenë të pashmangshme, duke e lidhur këtë me pozitën e presidentit, e cila, sipas analistëve, prej kohësh është shndërruar nga simbol uniteti në shkas për përçarje politike. Sipas Kushtetutës, presidenti zgjidhet nga Kuvendi me dy të tretat e votave, por në mungesë konsensusi, kjo procedurë shpesh ka shkaktuar bllokime institucionale. Ekspertët ligjorë theksojnë se zgjedhja e presidentit direkt nga populli do të kërkonte ndryshime kushtetuese të thella dhe miratim ndërkombëtar, pasi do të prekte vetë balancën e pushteteve. Megjithatë, mbështetja qytetare për këtë ide mbetet e lartë – një sondazh i vitit 2015 tregonte se gati 90 për qind e qytetarëve ishin për zgjedhje direkte të presidentit. Në një kohë kur mandati i presidentes Vjosa Osmani përfundon në prill 2026, çështja e zgjedhjes së pasuesit të saj pritet të bëhet një nga sfidat kryesore politike të vitit të ardhshëm, duke rikthyer pyetjen themelore:  A ka ardhur koha që presidentin e Kosovës ta zgjedhë populli?  ReL

Kontrolloni gjithashtu

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës po paralajmërojnë grevë

Sindikatat në Korporatën Energjetike të Kosovës kanë paralajmëruar grevë nëse deri në fund të shkurtit …