AAC ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme që operojnë në ANP “Adem Jashari”

AAC ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme që operojnë në ANP “Adem Jashari”

Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës, gjatë kësaj jave ka inspektuar disa aeroplanë në platformë të aviokompanive të ndryshme të cilat operojnë në ANP “Adem Jashari”. Gjatë këtyre inspektimeve nuk janë vërejtur parregullsi në paisje apo përgatitje të personelit të aeroplanëve, të cilët do të ishin të nivelit të lartë për rrezikim të sigurisë së fluturimit. Gjithashtu, bashkë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit, AAC është duke e hetuar rastin i shfrytëzimit të aeroplanëve nga aviokompanitë tjera të cilat nuk operojnë rregullisht në vendin tonë.  AACK mbetet e përkushtuar për të ofruar një ambient të sigurt për zhvillimin e operimeve të aviacionit civil në vendin tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2025, me shumicë votash

I propozuari nga koalicioni VV&Alternativa dhe “Lista Guxo” Hekuran Murati, sërish nuk mori votat e mjaftueshme

I propozuari nga koalicioni “Vetëvendosje”, :Alternativa” dhe “Lista Guxo”, Hekuran Murati, sërish nuk mori votat …