U shënua 22 vjetori i rënies heroike të Gjeneralit Luan Haradinajt

Me homazhe dhe vendosje të kurorave me lule, në Glologjan dhe Deçan u shënua 22 vjetori i rënies heroike të Gjeneralit Luan Haradinajt, njërit prej figurave më të shquara të luftës së lavdishme të UÇK-së. Luan Haradinaj, mbetet njëri nga shembujt më të mirë të luftës së UÇK-së, ai dha jetën për atdhe në ballafaqim me forcat serbe në kufirin shqiptar. Po ashtu u mbushën plot 10-të vite të ndarjes nga jeta të Veprimtarit të çështjes Kombëtare Ismail Haradinaj. Në këtë përvjetor me urdhër të Presidentit të Republikës së Kosovës Hashim Thaçi, Veprimtarit Ismail Haradinaj nderohet me titullin Hero i Kosovës. Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj në fjalën e tij tha se jemi krenarë për veprën e tyre, çfarë ata bënë për të ardhmen e atdheut tonë, andaj përkujtimi më i denjë për Dëshmorët dhe Heronjtë është gjithçka që bëjmë në besnikëri drejt realizimit të idealeve të tyre.

Nderë dhe lavdi për Gjeneral Luan Haradinaj dhe Veprimtarit të çështjes Kombëtare Ismajl Haradina!

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …