Ansambli “Drenica” shpërblehet me çmimin “Grup i Dalluar i Rapsodëve”

Në festivalin folklorik “Hasi Jehon”, në edicionin e 30-të, Ansambli “Drenica” është shpërblyer me çmimin “Grup i Dalluar i Rapsodëve”. Udhëheqësit e Ansamblit “Drenica” çmimin ia kanë dedikuar kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

“Edhe një çmim i merituar i Ansamblit “Drenica”. Falënderojmë anëtarët që ishin pjesë e garës; Ismet Kadishani, Bajram Jakupi, Isa Veliu, Imer Loshi, Naim dhe Haki Buzhala. Falënderojmë DKRS-në për përkrahjen.

Këtë çmim ia dedikojmë kryetarit të Komunës se Skenderajt Bekim Jashari”, shkruan në faqen e Ansamblit “Drenica”, Skenderaj.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …