Xhevat Bislimi

Xhevat Bislimi: Edi Rama me ata, dëshmorët, dhe me këta, neofashistët!?

Fushate e mbarsur me neofashizem e antishqiptarizem si asnjehere me pare! Pjella e kolaboracionisteve dhe bashkepunetoreve te Greqise, te Serbise, te Italise e te dreqit e te birit ka marre zemer e eshte trimeruar deri ne ate shkalle sa Deshmoret e Atdheut t’i “shpalle kriminele”! Gjate gjithe kesaj kohe fushatezeze kreu i Qeverise shqiptare heshti!!!

Dje, pas kaq helmi e vreri, qe u derdh mbi Luften Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe Deshmoret, foli Edi! Foli ne takimin qe pati me veteranet dhe pasardhesit e Deshmoreve ne rastin e 5 Majit… Por nuk foli si do t’i kishte hije nje shqiptari, nje intelektuali e mbi te gjitha nje burri shteti! Edi Rama mori ne “mbrojtje” Deshmoret dhe gjakun e tyre qe u be drite per Shqiperine e qe solli lirine, por mohoi pushtetin e fituar me sakrifice, gjak e lufte! Edi mohoi ndertimin dhe zhvillimin 40 – vjeçar! Mohoi punen, djersen dhe perpjekjen mbinjerezore te nje populli dhe shteti te vogel per zhvillim, kulture, shkence, art e perparim! Pushtetin e popullit, qe udhehiqeje nga i LAVDISHMI Enver Hoxha Kryeministri i vendit e akuzoi per “gjakderdhje”! Tamam si Sali Berisha, Uran Butka, Agron Tufa e soji i tyre neofashist! Edi Rama dje ishte me ata: Deshmoret dhe me keta: neofashistet! Edi Rama dje akuzoi ata qe u perpoqen me gjithe forcen e mendjes, te shpirtit e te trupit (ne rrethanat e kohes) per jetesimin e idealeve te Luftes dhe te atyre 28 000 bashkeluftetareve te tyre Deshmore! Edi Rama, si keta neofashistet e kolaboracionistet e te gjitha ngjyrave e koherave, akuzoi pushtetin qe e mori vendin ne dore me 800 000 banore dhe e la me 4 000 000! Akuzoi ata qe e gjeten vendin me kandil e me analfebetizem gati total dhe e lane me elektrifikim, hidrocentrale, arsimim e kulture masive!

Edi Rama dhe keta neofashistet do te benin mire t’i thonin popullit: cili vend evropian (ne proporcion me popullsine) kishte me pak te ndjekur, te denuar e te pushkatuar per kolaboracionizmin e tyre se Republika e Shqiperise?… Thuajeni! Apo i dhimbsen Edi Rames ata qe denoncuan, persekutuan, torturuan dhe pushkatuan, ne bashkepunim me nazi-fashistet, lulen e rinise shqiptare?! Duket qe Edi Rama po solidarizohet me kolaboracionistet e tipit Mithat Frasheri, qe pas Luftes Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe pasi bashkepunuan ngushte me nazi-fashistet, llogarisnin ta sundonin vendin qe e kishin shkreteruar!!! Kjo nuk ndodhi sepse Lufta dhe populli shqiptar kishin ne krye gjeniun ENVER HOXHA, i cili ua dogji te gjitha kartate kolaboracionisteve dhe klases se tyre shtypese e shfrytezuese antishqiptare… Ne nje vend me nje shkalle zhvillimi, siç ishte Republika e Shqiperise pas mbarimit te Luftes, dhe nen nje trysni e rrethim te eger nga fqinjet shovinmiste e aleatet e tyre, edhe mund te beheshin gabime… Mund ta kete pesuar dikush i pafajshem, etj. Por, kjo nuk i jep askujt te drejte qe t’i mohoje, dhe s’do te mund t’i mohoje, te arriturat qe kapercyen shekujt. Kjo nuk i jep te drejte askujt te mohoje humanizmin e atij pushteti. Akuzat ndaj pushtetit popullor mund te behen vetem nga kolaboracionistet, shtypesit, kriminelet dhe antishqiptaret e djeshem e te sotem…

Edi Rama dhe klasa politike demoanarkovandaliste me Sali Berishen ne krye duhet te pergjigjen para vendit dhe popullit per vandalizimin, djegien, shkaterrimin dhe trafikimin e ekonomise dhe te pasurise kombetare… Kjo klase politike duhet te jap shpjegime e llogari per vrasjen dhe zhdukjen e dhjetra mijera shqiptareve, kryesisht te rinj, ne keto 30 vite demoanarkovamdalizem… Kjo klase politike (kryesisht neofashiste dhe kolaboracioniste e shteteve shoviniste dhe aleateve te tyre) duhet te shpjegoje dhe te jap llogari, sepse eshte pergjegjese, per shpernguljen e 2 000 000 shqiptareve dhe per per shpernguljen qe s’ka te ndalur!!! Nuk mund t’ia mbushin kujt mendjen se shqiptaret po ikin per piken e qejfit e per te pare bote me sy! Apo po i shperngulin sepse ky shtim i popullsise, nga 800 000 banore ne 4 000 000 (vetem per 40 vite) ishte rezultat i politikave kombetare te Enver Hoxhes dhe qeverisjes se tij te drejte?! Kjo klase politike duhet te jap llogari per perhapjen masive te droges, per lulezimin e prostitucionit, per trafikimin e femres shqiptare, per kriminalizimin e papare te politikes dhe te shoqerise, per varferine, per shtypjen, shfrytezimin dhe padrejtesite galopante, per vrasjet e perditshme, gjakmarrjen (!)…

Dje veteranet qe priten ne takim Edi Ramen nuk ishin ne nivelin e detyres, siç eshte e drejte te pritej… Ata do te duheje ta perzinin Edi Ramen nga ky takim, do te duheje t’i tregonin deren… Edi Rama nuk mund te rrije ne dy karrike: edhe me Deshmoret edhe me neofashistet e antishqiptaret e terbuar… Populli shqiptar edhe pa Edi Ramen , edhe pa Hashimin e Ramushin e ka te fituar luften kunder fashisteve e neofashisteve, kunder titisteve e kunder esadisteve…

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …