AAK e shpreh gatishmerinë për të hyrë në koalicion me LDK-në, por Nisma ende nuk ka qëndrim zyrtar

AAK e shpreh gatishmerinë për të hyrë në koalicion me LDK-në, por Nisma ende nuk ka qëndrim zyrtar

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e gatshme të bëjë koalicion me LDK-në, ndërkaq Nisma Socialdemokrate akoma nuk e ka vendosur një gjë të tillë. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme ka bërë të ditur se ka kërkuar pëlqimin e Këshillit të Përgjithshëm të partisë për të hyrë në koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate si dhe pakicat. Mirëpo në lidhje me propozimin e Mustafës, nga partia e Ramush Haradinajt, kanë thënë se qëndrimi i tyre tashmë është i qartë. Ardian Gjini nënkryetar i AAK-së, ka thënë për lajmi.net, se nëse ekziston varianti që të ketë qeveri të re, janë të gatshme që të bëjnë koalicion me LDK-në. Në anën tjetër, Haxhi Shala nga Nisma Socialdemokrate ka bërë të ditur, se kjo parti akoma nuk e ka vendosur një gjë të tillë. Sipas tij, në momentin që Nismës do ti ofrohet ndonjë mundësi për bashkëqeverisje, atëherë siç tha ai, organet e partisë do ta diskutojnë një gjë të tillë.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …