Javën tjetër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohen në lexim të parë tri projektligjet për transformimin e FSK-së në ushtri

Maqedonia e Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente

Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut është e gatshme të ndihmojë Kosovën në rast nevojë, në përballimin e gjendjes emergjente të krijuar si pasojë e përhapjes së Covid-19. Ministrja Radmila Shekerinska i ka thënë sot ministrit të Mbrojtjes, Anton Qunit, që është e gatshme të vë në dispozicion shërbimet e njëjësisë Atomike, Kimike e Biologjikë për Kosovën. Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni sot ka zhvilluar telefonatë me homologen e tij, Radmila Shekerinska, të cilës i ka thënë se FSK është e gatshme të ndihmojë Maqedoninë e Veriut me kapacitetet e specializuara që i ka në gatishmëri, njofton Ministria e Mbrojtjes në Kosovë. Tutje thuhet se Quni e ka njoftuar homologen e tij për situatën aktuale në Kosovë, masat që kanë marrë nga qeveria në përballimin dhe menaxhimin e situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …