AAK i bashkohet thirrjes për protestë, Ramush Haradinaj mobilizon qytetarët në mbrojtje të vlerave të luftës

Pas Partisë Demokratike e Kosovës, edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dalë në mbështetje të protestës së thirrur nga organizatat e dala nga lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në rrjetin Facebook, ka ftuar bashkëluftëtarët, familjarët e të rënëve dhe qytetarët që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për nesër. “Mbështes protestën kundër çdo përpjekjeje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare. Ftoj të gjithë që më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendi i Kosovës, të dalin në mbrojtje të sakrificës për liri”, ka deklaruar Haradinaj. Mbështetja e AAK-së e thellon përfshirjen politike në këtë protestë, duke e shndërruar atë në një zhvillim me peshë jo vetëm qytetare, por edhe politike, në një moment të ndjeshëm të debatit publik për narrativën e luftës.

Kontrolloni gjithashtu

MPJD nën drejtimin e Donika Gërvallës bleu 500 kopje të librit të Shkëlzen Gashit për rreth 15 mijë euro

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), në kohën kur drejtohej nga Donika Gërvalla, …