Avdullah Hoti mbështet protestën e OVL-UÇK, kërkon përgjegjësi për “ekspozitën e masakruar”

Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ka shprehur mbështetje të plotë për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kundër një ekspozite që, sipas tij, përmban të dhëna të pasakta mbi masakrat në Kosovë. Hoti e ka cilësuar këtë veprim si të papërgjegjshëm ndaj plagëve ende të hapura të vendit dhe familjarëve të viktimave, duke kërkuar që praktika të tilla të ndalen. “E mbështes plotësisht këtë iniciativë. Kjo sjellje e papërgjegjshme ndaj plagëve ende të hapura të Kosovës duhet të marrë fund”, ka deklaruar ai. Hoti ka bërë thirrje për përgjegjësi të plotë ndaj të gjithë atyre që kanë qenë të përfshirë në këtë ekspozitë, të cilën e ka quajtur “të masakruar” me të pavërteta, duke theksuar se vetëm përmes drejtësisë dhe llogaridhënies mund të shërohen plagët e së kaluarës. Ky qëndrim i LDK-së i shtohet mbështetjes së partive të tjera opozitare për protestën, duke e thelluar përfshirjen politike në një çështje që ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …