leoni

AAK

AAK-ja e zhgënjyer me pasivitetin e institucioneve të Kosovës lidhur me arrestimin e Haradinajt

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shprehur zhgënjimin me pasivitetin e Institucioneve shtetërore të Kosovës, në raport me rastin e Ramush Haradinajt, i cili është arrestuar të mërkurën nga autoritetet francezë në Basel dhe po mbahet në paraburgim, në Francë. Reagimi përmes deklaratave i Qeverisë së Kosovës, i kryetarit, apo mosgatishmëria dhe shtyrja e Kuvendit që të mbajë seancë të jashtëzakonshme për Rastin Haradinaj ditën e martë, me arsyetim se nuk po mund t’i mbledhim deputetët, janë qasje jo-shtetërore dhe si të tilla të papranueshme, thuhet mes tjerash në kumtën e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kadetët e QSU-së kalojnë me sukses vlerësimin praktik “Qielli i Shqiponjave 2025”

Kadetët e Qendrës për Studime Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës kaluan me …