Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar në mbështetje të protestës së studentëve shqiptarë në Maqedonia e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të dhënë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe. Në reagimin e saj, AAK e ka cilësuar këtë kërkesë si legjitime dhe në përputhje me të drejtat themelore, duke theksuar se përdorimi i gjuhës amtare në arsim është një e drejtë e garantuar dhe thelbësore për barazi. Partia u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut që të reagojnë pa vonesë dhe të ndërmarrin masa konkrete për zgjidhjen e kësaj çështjeje, në përputhje me Kushtetutën dhe standardet për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
