AAK mirëpret propozimin e kryeministrit, Mustafa

Aleanca
për Ardhmërinë e Kosovës ka dhënë sinjale të pajtimit, meqë ka mirëpritur
propozimin e kryeministrit, Isa Mustafa për të reflektuar rreth çështjes së
demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ky subjekt thotë se e mirëpret gatishmërinë
e kryeministrit, Isa Mustafa për zgjidhjen e kësaj çështje, edhe pse ende nuk
dihen hollësitë e propozimit. “Sa i përket propozimit të kryeministrit për
demarkacionin me Malin e Zi, ai duhet të na japë informata shtesë. Nëse
kryeministri është i gatshëm që ta zgjidhë këtë cështje, atëherë nuk është e
nevojshme të komlikohen gjërat”, thuhet në njoftim. AAK, më tej, kërkon nga
kryeministri Mustafa të shkarkoj komisionin ekzistues, të zhvlerësojë punën e këtij
komisioni si dhe të krijojë një komision të ri, në përbërje të të cilit do të
ishin ekspertë vendor dhe ndërkombëtar. “Nëse në një situatë të tillë, kërkohet
që ne të jemi pjesë e atij komisioni, sigurisht se ne do te jemi të gatshëm që
ta japim kontributin tonë”, përfundon komunikata e AAK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti i përgjigjet Kurtit: Është Vetëvendosje që po kap gjithçka – edhe OJQ-të, edhe universitetet

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka reaguar ndaj deklaratës së …