AAK nis përgatitjet për protestën e 14 majit

AAK nis përgatitjet për protestën e 14 majit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nisur përgatitjet për protestën e thirrur me 14 maj. Subjekti i drejtuar nga Ramush Haradinaj ka filluar të shpërndajë në rrjetet sociale thirrje për t’u mobilizuar fillimisht në tubimin e 3 majit, që do të mbahet në Sallën e Kuqe në Prishtinë. Ndonëse tani është shuar fronti opozitar, AAK beson se kjo protestë do të jetë masive, prandaj si moto të saj ka vendosur sloganin ‘Protesto për Kosovën’. Kjo protestë ka gjetur përkrahje vetëm nga Nisma për Kosovën, parti kjo e cila ka lidhur koalicion me AAK-në, kurse Vetëvendosje me kohë ka bërë të ditur se nuk do të jetë pjesë e kësaj proteste.

Kontrolloni gjithashtu

Elisa Spiropali: Liria nuk është e plotë me çlirimtarët në pranga — më 17 tetor zemra e shqiptarëve do të rrahë për UÇK-në

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar në prag të protestës …