Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e konsideron si tendencioze dhe pjesë të fushatës speciale, pretendimet se 7 fshatra të Kaçanikut të organizuara brenda një nëndege paskan kaluar në LDK. “AAK e vlerëson lartë dhe shumë pozitive përkushtimin në punë të kryetarit të degës së AAK-së në Kaçanik,Ylber Bajra, bashkë me strukturën udhëheqëse të saj për rimobilizim të radhëve në terren dhe reformë të thellë në të gjitha nivelet brenda degës së Kaçanikut”, thuhet në reagimin e AAK-së. “Për më tepër, si rrjedhojë e diskursit politik, AAK-së çdo ditë e më shumë po i shtohen radhët nga ish-aktivistë dhe simpatizantë të subjekteve politike që e kanë katandisur Kosovën për së keqi me kualitetin e tyre të ulët qeverisës, madje edhe duke i dhuruar Kosovës edhe dy marrëveshje të dëmshme që e cenojnë rendin kushtetues dhe sovranitetin e shtetit”, thuhet në kumtesën e AAK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Katër partitë shqiptare krijojnë kryesinë e përbashkët për të sfiduar Qeverinë Mickoski
Përçarjet dhe pasiguria në lidhje me Qeverinë e Mickoskit kanë shtyrë katër partitë shqiptare – …