Lumir Abdixhiku: Do të shpërthejë skandali nëse nuk ka përgjigje pozitive nga Qeveria e Kosovës ndaj Amerikës për gazin

Abdixhiku: Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku e ka quajtur humbje të madhe marrëveshjen e arritur dje në Ohër në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdigjiku ka shkruar se një kauzë politike e rremë – që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë – përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjeshtē u zhbënë. “Përveç saj, një marrëveshje pa njohje, jo finale dhe me asociacion plus në të është çfarë Kurti i solli Kosovës sot. Kjo gjendje e re, e shndëruar si detyrim integrues për vendin tonë, është e pariparueshme më” ka shkruar kryetari i LDK-së, Lumir Abdigjiku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po e përshkruan një realitet krejt tjetër para bashkë partiakëve të tij, nga ai që Kosova po përjeton në raport me Bashkimin Evropian.

Në një takim të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti tha se vendi synon të përmbyllë të gjithë …