leoni

Lumir Abdixhiku

Abdixhiku: Me Qeverinë Kurti, pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar dhe i prapakthyer

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të zyrtarëve amerikanë se njohja nuk është pjesë e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka deklaruar se  më 7 shkurt të vitit 2021, kryetari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, nëpërmjet një letre urimi, i kishte kërkuar presidentit të Serbisë, Vuçiq, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Kosovën të përqendruar në njohjen e ndërsjellë. Pra njohja e ndërsjellë, njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia ishte politikë qendrore e administratës Biden. Si njëri nga presidentët më të involvuar me çështjen e Kosovës, që nga vitet e ‘90-ta e këndej, Joe Biden dhe qëndrimi këmbëngulës për Kosovën, shpërfaqnin një mundësi të jashtëzakonshme për popullin e vendin tonë. Saktësisht dy vite me Qeverinë Kurti, dhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës duket qartazi i rënduar. Tani aleati ynë kryesor thekson se koha nuk është për njohje”, ka shkruar Abdixhiku.

Kontrolloni gjithashtu

Dështimi i dhjetë me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Për të dhjetën herë radhazi, Kuvendi i Kosovës nuk arriti të përmbyllë seancën konstituive, e …