Jens Stoltenberg

Stoltenberg: Nuk kemi asnjë tregues se kryetari i Rusisë, Vladimir Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e veta në Ukrainë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, është cituar të ketë deklaruar se do të ishte e rrezikshme të nënvlerësoheshin ambiciet e Rusisë dhe të kryetarit, Vladimir Putin në mes të luftës që për më shumë se 10 muaj po zhvillohet në disa pjesë të Ukrainës. Sotltenberg ka thënë me këtë rast se  armata ruse por edhe poltika e këtij shteti  kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet që përditë po i sjellë lufta. Nuk kemi asnjë tregues se kryetari i Rusis, Vladimir Putin ka ndryshuar planet dhe qëllimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë”, ka thënë Stoltenbergu në një konferencë biznesi në Norvegji, njofton “Reuters”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …