Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Bajrush Morina të paraqesë faktet në Prokurori ose të ballafaqohet me drejtësinë

Me rastin e përvjetorit të vdekjes së veprimtarit të LDK-së, Enver Maloku,  gazetari, Bajrush Morina ka thënë që një deputet i Kuvendit dhe gruaja e tij janë fajtorët për vrasjen e Malokut, por nuk ka përmendur emra. Lidhur me këto deklarata ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ka kërkuar kryeprokurorit Lumezi që të merret me deklaratën e Morinës. Këtë rast duhet ta trajtojë menjëherë, në mënyrë që pretenduesi të paraqesë faktet e pretenduara përmes së cilave akuzon njërin nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ose në të kundërtën të ballafaqohet me sistemin e drejtësisë, u shpreh ministri i Drejtësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …