leoni

Xhaferi: Kosova nuk duhet të lejojë të stërgjatët procesi që e dërgon vendin në një marrëveshje finale me Serbinë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xheferi: Ligji për gjuhën shqipe do të zbatohet në përpikëri

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xheferi, ka mirëpritur miratimin e Projektligjit për gjuhën shqipe në këtë shtet. Në një intervistë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se një hap i tillë është i rëndësishëm për përmbushjen e të drejtave legjitime të shqiptarëve të Maqedonisë. Kryeparlamentari Xhaferi është zotuar se ky projektligj do të zbatohet në përpikëri. Ai ka treguar se projektligji për gjuhën shqipe parasheh edhe normat ndëshkuese për moszbatimin eventual të tij. Xhaferi ka pohuar se jo vetëm kjo qeveri, por edhe qeveritë e mëhershme e kanë kuptuar se sa më seriozisht që merren me të drejtat e shqiptarëve, Maqedonia do të ketë marrëdhënie të relaksuara ndëretnike, stabilitet politik të brendshëm dhe integrim në iniciativat euroatlantike. Ai ka theksuar se Maqedoninë e presin edhe shumë tema të tjera, njëra ndër to edhe ajo për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit për anëtarësim në NATO.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …