Abelard Tahiri e Albin Kurti përplasen lidhur me Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kyera gjatë luftës në Kosovë

Abelard Tahiri e Albin Kurti përplasen lidhur me Projektligjin për Institutin e Krimeve të Kyera gjatë luftës në Kosovë

Projektligji për Institutin e Krimeve të Kryera gjatë luftës së fundit në Kosovës ka bërë që  kryeministri, Albin Kurti dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri të kundërshtohen. Abelard Tahiri  ka thënë se ky institut do të punësojë militantë dhe publikimet do të jenë të pavlera. Për këtë ka reaguar Kurti, i cili i tha Tahirit “mjaft deputeti me shurdhues”. Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri në seancë plenare ka thënë se me nëpunës civilë nuk do të arrihet të dokumentohen krimet e luftës në Kosovë. “Nëpunës civil me tri vjet përvojë pune, 45 që do i punësosh aty, nuk arrijnë të bëjnë këtë punë. Publikimet e tyre do të jenë të pavlera. Funksionimi pranë Zyrës së Kryeministrit do ta bëjë edhe më shumë të pavlerë dhe të pabesueshme. Emrat e atyre njerëzve që i publikojnë këto, nëpunësit civilë do ta bëjnë më shumë të pabesueshëm. Prandaj, sot me miratimin e kësaj strukture siç është kështu, është jashtëzakonisht e dëmshme… Punësimi i 45 militantëve në kuadër të këtij institucioni e pamundëson. Ose qe po themi që zyrtarët më të mirë i merrni, jo militantë, prapë nuk janë njerëzit e duhur që të bëjnë këtë punë sepse duhet të kenë grada shkencore ”, ka deklaruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Miratohet në lexim të dytë Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike në Komisionin për Buxhet dhe Transfere

Humbje e jashtëzakonshme në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës

Trusti i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka pësuar humbje të jashtëzakonshme të mjeteve të kursyera. …