Abelard Tahiri: Kryeministri i një prej vendeve më të ë varfra në Evropë që gjen kohë 15 ditë të pushojë e shetitet jashtë vendit

Abelard Tahiri: Kryeministri i një prej vendeve më të varfra në Evropë gjen kohë 15 ditë të pushojë e shetitet jashtë vendit

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar lidhur me propozimin e bërë për shkarkimin e Bordit të Hekurudhave. Me këtë rast, deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje ka kohë që nuk ka diskutuar as për vetingun, as për kundër korrupsionin apo çfarëdo tjetër, por thjesht për shkarkimin e bordeve dhe emërimin e njerëzve të tyre nëpër këto pozita. Ai përmendi edhe shkuarjen e kryeministrit Kurti në Evropë dhe se i njëjti po vazhdon të qëndrojë atje prej 15 ditësh. “Kryeministri i një prej vendeve më të varfra në Evropë që gjen kohë 15 ditë me nejt nëpër Evropë, herë në bregdet të Greqisë herë të Francës. Kjo tregon më së miri çfarë njeri i papërgjegjshëm na udhëheq”, ka theksuar ndër të tjera ai.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj alarmon për demokracinë, por opozita i shmanget përgjegjësisë për krizën politike

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike …