Abelard Tahiri: Pushteti aktual po shndërrohet në regjim arbitrar, duke devalvuar institucionet publike

Abelard Tahiri me mbështetjen e 42 deputetëve, dorëzoi kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ditën e sotme. Ai tha se ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme, lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e Qeverisë Kurti, pasi ky pushtet  ka përfshirë  terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës. Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një personi që gjendej në Listën e Zezë të SHBA-vë, iu është mundësuar ta diktojë agjendën e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të kalojë pa përgjigje, tha Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …