Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Në vitin 2017 janë deportuar 344 persona, nuk është pyetur për ta kryetari as kryeministri

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri duke folur  lidhur me dëbimin e gjashtë shtetasve turq, pjesëtarë të Lëvizjen Gylen,  nga Kosova, ka thënë se ka pasur edhe raste tjera më parë kur janë ekstraduar persona nga territori i Kosovës. Tahiri më tej shtoi se në rastin e deportimit të gjashtë shtetasve turq, nuk kemi të bëjmë me ekstradim duke theksuar se prej që është në detyrë Qeveria e Turqisë ka bërë kërkesë për ekstradimin  e 47 shtetasve turq, por asnjë nga këta nuk është ekstraduar. “Sa i përket deportimeve dua të ju informoj se në 2017-ën janë deportuar 344 persona, për këta persona nuk është pyet as Presidenti as Kryeministri , sepse është përgjegjësi e Policisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, pra duhet ta bëjmë dallimin mes deportimit dhe ekstradimit”, ka shpjeguar  ministri, Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …