Abelard Tahiri

Abelard Tahiri shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar të PDK-së, për vdekjen e Fazli Veselit

Pas një sëmundje e të gjatë sot ka ndërruar jetë babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait të ish kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Tahiri tha se Veseli ka qenë një veprimtar i madh i çështjes kombëtare dhe se në momentet më të vështira të tij, nuk e pati afër djalin e tij, Kadriun, pasi po përballet edhe një herë në një betejë për Kosovën. Fatkeqësisht sot kur ndërroi jetë ai nuk e pati afër djalin e tij të vogël, Kadriun sepse ai po përballet edhe një herë në betejë për Kosovën edhe dy dekada pas çlirimit të Kosovës. Prandaj sot dua t’i shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar për humbjen e prindërit dhe bashkëshortit të tyre”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Në Samitin e Sofjes marrin pjesë krerët më të lartë shtetërorë të vendeve të BE-së e Ballkanit Perëndimor

Londra pret Samitin e Procesit të Berlinit: Fokus te siguria, migrimi dhe tregu i përbashkët rajonal

Në datën 22 tetor, në Londër do të mbahet Samiti i Procesit të Berlinit, ku …