leoni

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri: Tre kandidatët e VV-së për kryetar Kuvendi kanë rekord negativ ndaj UÇK-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për propozimet e saj për kryetar të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se të tre kandidatët e deritanishëm kanë qëndrime që cenojnë kontributin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Tahiri ka theksuar se Albulena Haxhiu ka miratuar ligjin që zgjat hetimet për krime lufte deri në fund të vitit 2000, gjë që, sipas tij, rrezikon të vërë në shënjestër veteranët e UÇK-së pas përfundimit të luftës. Ai gjithashtu ka akuzuar Donika Shvarc se ka hetuar dhe dorëzuar personalisht dosje kundër krerëve të UÇK-së, ndërsa për Hekuran Muratin ka thënë se ka përjashtuar nga paga minimale veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës. Sipas Tahirit, këto veprime përbëjnë një qasje të papranueshme ndaj vlerave të luftës çlirimtare dhe se tashmë është e qartë se kush mund të jetë kandidati i radhës i VV-së për kryetar Kuvendi.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Ardian Bajraktari: Gjykata Speciale duhet të shpallë të papranueshme “provat” nga regjimi i Millosheviqit

Avokati Ardian Bajraktari ka kërkuar që Gjykata Speciale t’i shpallë të papranueshme provat e ofruara …