leoni

Abert Prenkaj: Asociacioni obligim ndërkombëtar, por qeveria në detyrë s’ka legjitimitet për vendime të mëdha

Ish-diplomati Albert Prenkaj ka reaguar ashpër pas raundit të fundit të pasuksesshëm në Bruksel, duke kundërshtuar qëndrimet e zëvendëskryeministrit në detyrë dhe kryenegociatorit Besnik Bislimi. Ai ka theksuar se marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 dhe zotimet e Brukselit janë obligime të qarta ndërkombëtare, të cilat nuk mund të anashkalohen nga asnjë qeveri. Sipas Prenkajt, pikat 4 dhe 5 të Aneksit të Ohrit kërkojnë që Kosova të nisë negociatat për vetëqeverisjen e komunitetit serb, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndërsa Serbia të bashkëpunojë për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur. “Zotimet janë të detyrueshme për të dyja palët. Kosova nuk mund të ikë nga obligimi për Asociacionin, ashtu siç Serbia nuk mund të ikë nga obligimi për personat e zhdukur”, ka deklaruar ai. Megjithatë, Prenkaj vë në pikëpyetje rolin e qeverisë aktuale, e cila sipas tij ka humbur legjitimitetin pas zgjedhjeve të shkurtit. “Z. Bislimi nuk është në pozitë të marrë përgjegjësi vendimtare. Kosova nuk ka një qeveri legjitime e legale që do të mund të merrte vendime serioze për çështje të brendshme apo të politikës së jashtme”, theksoi ai. Ky kontrast mes obligimeve ndërkombëtare dhe vakumit politik brenda vendit, sipas ish-diplomatit, e vendos Kosovën në një pozitë të dobët në dialog dhe e rrezikon të humbasë besueshmërinë para Bashkimit Evropian dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Dialogu me Serbinë po udhëhiqet pa legjitimitet, dobëson pozitën e Kosovës

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si …