Sot në për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Mjedis raporton ministri Abrashi

Abrashi: Do të presin edhe dokumentet tjera që të mos ketë hapësirë që dikush ta kontestojë qeverinë e re

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi thotë se kjo parti nuk do ta thirr seancën e Kuvendit pa e pranuar vendimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese. Ai thotë se Gjykata Kushtetuese u bazua edhe në praktikat e vendeve tjera kur mori vendim në favor të shumicës parlamentare. “Ky vendim i hap rrugë qeverisë së re”, tha ai. Deputeti i LDK-së thotë se megjithatë do të presin edhe dokumentet përcjellëse nga Gjykata Kushtetuese në mënyrë që të mos ketë ndonjë hapësirë që dikush ta kontestojë qeverinë e re. Abrashi thotë se në vitin 2014, partnerët e VLAN-it nuk kanë arritur të merren vesh për formimin e qeverisë pasi LDK kërkoi drejtimin e qeverisë e AAK nuk pranoi.

Kontrolloni gjithashtu

Arianit Koci kritikon Albin Kurtin për pjesëmarrjen në operën “Syrigana” në Drenicë

Avokati Arianit Koci ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrjen e …