Adem Breznica

Adem Breznica: Etnonimet që tregojnë shqiptarët dhe jo-shqiptarët në Ballkan

“Alban” është varianti i latinizuar i etnonimit tonë “arban”, ndërkaq “arvan” dhe “alvan” është varianti i helenizuar i të njëjtit etnonim.

Prandaj, pikërisht në zonën bregdetare, në hinterlandin e Durrësit, është paraqitur-përmendur në shek. II emri i fisit të albanëve, për faktin se romaket në atë kohe kontrollonin me strikt, dhe kishin njohuri më të shumta, në zonat bregdetare, ndërsa zonat e tjera më të thella të Ilirisë nuk i kontrollonin dot ose kishin qasje të kufizuar në ato pjesë.

Gjithashtu romaket, dhe më vonë bizantinët, i kontrollonin në menyre strikte dhe më të detajshme edhe zonat kufitare të Ballkanit, pra zonat buze lumenjve Danub, Sava e Drava, prandaj popullsitë e atyre viseve i quajtën me të njëjtin emër të metatezuar: laban, lavan, vla[h]an, emërtime këto që në fakt janë metatezë dhe rrotacion i variantit të përzier latino-grek për arbërit, arban-alban-alvan-laban-lavan-valon-vla[h]on.

Pra edhe vlahët (vllehet) janë alban, respektivisht arban dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me trakët e daket (degëzime pellazgjike, sikurse ilirët), por edhe me fiset tjera ilire. Ndryshe nuk mund të shpjegohet se pse termi vlah dhe vlahi, përveç viseve rumune, në periudha të ndryshme paraqitet edhe në viset ku sot është Greqia, Bullgaria, Maqedonia, Serbia, Kroacia e Bosnja.

E vetmja gjë që mund t’i dalloj vlahët nga arbanët është shkalla më e lartë e latinizimit të tyre. Mirëpo vet fakti që vlah kishte edhe në viset tipike ilire, veç atyre dake e trake, jep për të kuptuar se edhe ilirët e latinizuar në shkallë të lartë kanë marrë emrin vlah, e që është metateze e fjalës “alv”, respektivisht “alb”.

Rrjedhimisht,nga etnonimet alb-lab (lav-vla) dhe arb-arv, në Mesjetën e hershme dhe atë të vonë, kanë lindur edhe emrat popujve barbarë që u vendosen në afërsi apo dhe në tokat e iliro-trakëve, respektivisht, arbano-vlahëve, por që kishin kuptimin e kundërt me këta dy popuj, gjegjësisht këtë popull të dyzuar (arbanët që ruajtën gjuhën dhe vlahët që u latinizuan).

Pra, barabarët (skihët-skitët-shkitë) që u vendosën në fqinjësinë kufitare të lav-anëve (dhe vla-honëve) u quajtën “s’lav” dhe më pas këta sllavë që iu afruan trungut të arb-anëve u quajtën s’arban (serb).

Sipas këtij perceptimi, albanët-arbërit (s’krypto’arbët*-shqiptar[v]et), vla(h)ët dhe kroatët (krovat-hrovat-hravat-harvat-[h]arvat-arbët), janë hiç më pak se vet shqiptarët (shqiptarvet-skiptarvet-s’krypto’arbët) e kulluar.

Ndeërkaq, etnonimet “s’lav” dhe “s’arb” janë dëshmi të gjalla onomastike se ata janë jo-lav dhe jo-arb, pra jo-shqiptarë.

*s’krypto’arbet – jo arbër të fshehur, por arbër të (ri)shfaqur.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Varfëria është një problem social-ekonomik (i trajtuar por pa zgjidhje)

Kosova po përballet me shumë probleme sociale dhe ekonomike nga viti 2022, kemi një trend …