Adil Behramaj: Vjosa Osmani po orkestron kundërshtime përbrenda llojit vetëm për t’u justifikuar Kurtit

Adil Behramaj: Me vendimin për lëvizje të lirë me vendet e rajonit, Kurti e jetësoi ‘Mini-Shengenin’

Këshilltari i ish-kryetarit, Hashim Thaçi, Adil Behramaj ka komentuar vendimi e Qeverisë Kurti që u pa si nisje e zbatimit të ‘Mini-Shengenit’, e të cilin e kishte quajtur dikur ‘Jugosllavi të katërt’. ‘’Me vendimin për lëvizje të lirë vetëm me letërnjoftim, kryeministri Kurti e jetësoi pikën e parë të Mini Shengenit. Vazhdojmë me pikat e radhës”, ka shkruar Brahimaj. ‘’Me propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, mbi lirinë e lëvizjes së qytetarëve dhe palëve të treta dhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes dhe qëndrimit të shtetasve të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë’’, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

BDI: VLEN premtoi Europën, solli “Botën Serbe”

VLEN-i erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe me afate strikte për ndryshimet kushtetuese. …