Ramush Haradinaj e fton Albin Kurtin që në Kuvend të përgatitin një dokument bashkërisht për dialogun

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj deklaratat e Albin Kurtit për kriminelët e luftës i cilëson si akt tradhtie

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka hedhur akuza ndaj deklaratave të Kurtit për largimin e kriminelëve të luftës nga politika. Sipas tij, mos-precizimi i saktë i asaj se kush është kriminel i luftës, është akt tradhtie. “Është diçka e pakuptueshme. Si kryeministër i vendit duhet ta precizosh saktë se kush është kriminel i luftës. Një gjest i tillë nga një kryeministër, që thotë se vendet e Ballkanit kanë në krye kriminelë të luftës, është akt tradhtie”, tha ndër të tjera ai. Kujtojmë se në seancën e fundit të Kuvendit Haradinaj akuzoi rëndë Kurtin. “A je i rekrutum prej shërbimeve serbe gjatë kohës sa je mbajt në burg?  A mban Serbia diçka mbi ty që të mban peng? A është në rrezik Kosova prej teje si i rekrutum nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit tënd në burg apo nga çlirimtarët që janë detyruar me mbajt pushkën në dorë”, pyeti Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …