Administrata komunale në Malishevë shënoi Ditën e Pastërtisë

Organizuar nga Drejtoria Komunale e Shërbimeve Publike dhe të prirë nga kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, punëtorët e administratës komunale në Malishevë, në mënyrë simbolike kanë shënuar 1 Prillin, Ditën e Pastërtisë së Ambientit. Me këtë rast, punëtorët e administratës, kanë hequr mbeturinat në ambientet e hapura në parkun e qytetit dhe në vende të caktuara në qytet.

Edhe pse përgjatë rrugëve kryesore dhe parqet e qytetit, kryesisht janë pastruara mirë, megjithatë, në vende të caktuara, herë pas here ka mbeturina të hedhura nga persona të cilët nuk i hedhin mbeturinat në kontejnerët e vendosura përgjatë rrugëve apo edhe në park.

Përndryshe, pastrimi i ambientit, vazhdon të mbetet një prej prioriteteve të qeverisë komunale të Malishevës, edhe për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

AAKV “Kastriotët” fitojnë dy çmime në manisfetimin kulturor-sportiv “Flakadani i Karadakut

Mbrëmë në edicionin e 23-të të festivalit të këngëve dhe valleve burimore shqipe, “Flakadani i …