leoni

Marsi, mbyllet edhe me një sukses të nxënësve malishevas

Nxënësit e Komunës së Malishevës, gjatë muajit mars, kanë korrur suksese në garat e diturisë. Gjatë fundjavës së kaluar, janë mbajtur garat e diturisë në lëndën e Kimisë, ku nxënësi Erjon Morina, nga Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët, “Kajtaz Ramadani” në Kijevë, ka zënë vendin e parë në nivel republike.

Këtë sukses, të nxënësit Morina, e ka konfirmuar Drejtoria për Arsim dhe Edukim, në Komunën e Malishevës, përkatësisht drejtori Avdi Morina, i cili edhe e ka uruar nxënësin për këtë rezultat të treguar në garat e diturisë.

“Qëllim i yni është rritja e cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie dhe për këtë jemi duke punuar maksimalisht si drejtori. Këtë angazhim, më së miri po e prezantojnë nxënësit tanë me rezultat që janë duke treguar, dhe unë me këtë rast, e uroj nxënësin Erjon Morina, për këtë sukses”, tha Morina.

Garat në lëndën e Kimisë, janë mbajtur në kolegjin “Mehmet Akif”, ndërsa këto gara janë tradicionale dhe organizohen në bashkëpunim me MASHTK.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …