Administrata Trump anulon përpjekjen për kthimin në vendet e tyre të studentëve të huaj

Administrata Trump anulon përpjekjen për kthimin në vendet e tyre të studentëve të huaj

Administrata Trump ka anuluar përpjekjet për të kthyer në vendet e tyre studentët e huaj që vitin e ardhshëm shkollor mund të jenë të detyruar të ndjekin studimet përmes internetit si rezultat i pandemisë. Të martën administrata anuloi vendimin e një jave më parë. Gjykatësja federale në Masaçusets, Allison Burroughs tha se ishte arritur një zgjidhje mes autoriteteve amerikane dhe Universitetit Harvard e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets, të cilët kishin ngritur padi kundër administratës Trump lidhur me politikën për dëbimet e studentëve të huaj. Sipas gjykatëses, marrëveshja anulon rregulloren e re dhe kthen status kuonë. Universitetet ngritën padi me argumentin se rregulloret e reja ishin të paligjshme pasi ndikonin negativisht në institucionet arsimore. Më shumë se 1 milion studentë të huaj ndjekin studimet në SHBA dhe shumë institucione të arsimit të lartë mbështeten financiarisht në të ardhurat nga këta student, të cilët në shumë raste paguajnë koston e plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …