Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Kurti dhe Osmani janë njësoj, mosbesimi i tyre duhet të kthehet në mosbesim të qytetarëve

Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se përplasjet mes tyre nuk lidhen me ndonjë dallim strategjik për shtetin, por me mungesë besimi ndaj njëri-tjetrit. Sipas Hoxhajt, tensionet mes dy krerëve të shtetit janë më shumë çështje rivaliteti politik sesa debat për orientimin e Kosovës. Ai ka theksuar se ky nivel mosbesimi mes Kurtit dhe Osmanit duhet të reflektohet edhe tek qytetarët, duke shtuar se klasa politike që udhëheq vendin që nga viti 2019 duhet të përballet me gjykimin e publikut. “S’ka dallim mes Kurtit dhe Osmanit. Mosbesimi i tyre ndaj njëri-tjetrit duhet të përcillet edhe me mosbesim të qytetarëve ndaj tyre”, ka deklaruar Hoxhaj. Sipas tij, krizat dhe përplasjet e vazhdueshme në majat e pushtetit po e dëmtojnë stabilitetin politik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …