Adri Nurellari: Në Hagë po gjykohet drejtësia, jo vetëm UÇK-ja

Nëse një i huaj do të shikonte thjesht statistikat, do të mendonte se shqiptarët kanë qenë agresorët në luftën e Kosovës” – kështu e nis analizën e tij politologu Adri Nurellari, duke ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po zhvillohet procesi në Gjykatën Speciale në Hagë. Sipas tij, ndonëse gjykata u krijua për të garantuar drejtësi sipas standardeve më të larta ndërkombëtare, realiteti është larg kësaj pritshmërie. Nurellari thekson se kemi të bëjmë me një përmbysje historike, ku viktima gjykohet më rëndë se agresori, ndërsa parimet e drejtësisë universale po zbehen nën logjikën burokratike të një strukture që ka devijuar nga misioni i saj fillestar. Ai liston një sërë shkeljesh të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përfshirë zvarritjen e proceseve, paraburgimin e tejzgjatur pa vendim, pabarazinë midis mbrojtjes dhe prokurorisë, si dhe juridiksionin njëetnik. “Në Hagë nuk po gjykohet vetëm e kaluara e Kosovës, por edhe integriteti moral i Perëndimit”, përfundon Nurellari, duke paralajmëruar se ky proces mund të hyjë në histori jo për drejtësinë që solli, por për standardet që rrëzoi.

Kontrolloni gjithashtu

Të paraburgosurit në Hagë me të drejtë vote në zgjedhjet lokale të Kosovës

Gjykata speciale në Hagë, në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kanë ndërmarrë të gjitha veprimet …