Adrian Gjini: Rikthimi i SHBA-ve në dialog është shpresë për Kosovën, mosmarrëveshjet me Serbinë nuk zgjidhen pa Amerikën

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, ka vlerësuar si shpresëdhënëse deklaratën e presidentit amerikan, Donald Trump, i cili paralajmëroi rikthimin në çështjen e dialogut Kosovë–Serbi. Gjini tha se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut është e domosdoshme dhe jetike për stabilitetin në rajon. Sipas tij, mos angazhimi i SHBA-ve do të përbënte një skenar shumë të rrezikshëm për Kosovën. “Situata më e frikshme për Kosovën, për mendimin tim dhe të shumë kolegëve të mi, është nëse Amerika dhe aleatët e NATO-s e heqin totalisht vëmendjen nga Kosova. Ajo do të ishte situata më e paqartë dhe më e rrezikshme për ne,” deklaroi Gjini. Ai theksoi se çdo sinjal i angazhimit amerikan në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve Kosovë–Serbi është pozitiv, pasi, sipas tij, palët nuk mund të arrijnë marrëveshje vetëm me forcat e tyre. “Nuk besoj që është dikush në Kosovë që mendon se ne mund të zgjidhim vetë këtë mosmarrëveshje – e lëre më një mosmarrëveshje që lidhet me vetë ekzistencën tonë,” tha Adrian Gjini.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …