Deputeti, Ardian Kastrati, kritikon Qeverinë për mos reagimin kundër deklaratave të serbit, Vulin, lidhur me Masakrën e Reçakut

Adrian Kastrati; Hashim Thaçi është vet historia,  Albin Kurti është turpi i saj

Deputeti i PDK, Adrian Kastrati, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në konferencën e tij për media, ku Kurti tha se Kosova është e kufizuar për dërgimin e ushtrisë në veri për shkak të marrëveshjeve të ish-kryeministrit Hashim Thaçi. Kastrati vlerësoi Thaçin dhe Kadri Veselin si figura historike të Kosovës, duke thënë se ata i dolën përballë Serbisë me pushkë, ndërsa akuzoi Kurtin se në atë kohë kishte punuar për Serbinë. Hashim Thaçi është vet historia e vendit. Historinë nuk mundesh me vjedh, o hajn. Thaçi e Veseli kanë fletëarrest ndërkombëtar nga Serbia për kontributin e tyre, ndërsa ti ke qenë duke i shërbyer asaj,” tha Kastrati. Ti tashmë je aty ku e ke vendin, në kanalizimin e historisë sonë,” përfundoi Kastrati, duke e quajtur Kurtin “turpi i historisë sonë të re.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …